zoom

Aktualitet

Arrestohet 44-vjeçari në Tiranë, kapet me kokainë (EMRI)

Arrestohet 44-vjeçari në Tiranë, kapet me kokainë (EMRI)

Një operacion i zhvilluar nga Policia e Tiranës ka çuar në arrestimin e një 44-vjeçari, i dyshuar për përfshirje në aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sipas hetimeve, Sokol Kuçi furnizonte persona të ndryshëm me kokainë, e cila më pas shitej në doza në zona të ndryshme të Tiranës. Dyshohet se një pjesë të lëndës narkotike ai e shpërndante vetë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kuadër të operacionit, uniformat blu sekuestruan rreth 1 kilogram e 680 gramë kokainë, e cila dyshohet se ishte destinuar për tregun e shitjes së drogës në kryeqytet.

Policia bën me dije se ky aksion është pjesë e operacionit të koduar “Zonat”, i cili është zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar deri më tani rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kg heroinë./ Zoom.al

Postime të lidhura