zoom

Bota

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, akuzon SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, akuzon SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit

Irani ka marrë vendimin për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit ndërsa akuzon SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të armëpushimit.

Marina e Korpusit të Gardës Revolucionar lëshoi një paralajmërim të rreptë për të gjitha anijet: “Mos iu afroni Ngushticës së Hormuzit; përndryshe, siguria juaj do të rrezikohet.”

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Pakistanit thotë se bisedimet do të mbahen në Bürgenstock të Zvicrës më 21 qershor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve amerikanë dhe iranianë.

Ndërmjetësues nga Pakistani dhe Katari do të marrin pjesë gjithashtu, me Pakistanin që do të lehtësojë procesin si ndërmjetës, sipas një deklarate në X të postuar pas njoftimit nga ushtria iraniane se po mbyll Ngushticën e Hormuzit.

Qëllimi i bisedimeve është “avancimi i mirëkuptimit të arritur” në memorandumin e mirëkuptimit prej 14 pikash, shton ajo.

Ngushtica e Hormuzit është një nga kanalet më të ngarkuara të transportit të naftës në botë, përmes të cilit kalon rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë.

Postime të lidhura