Aplikacion
I strukur në Surrel, kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj protestuesve duke hedhur helm e vrer kunder tyre.
Kreu i qeverise ka publikuar një postim në rrjetet sociale me akuza dhe ironi përmes dy fotografive që, sipas tij, ilustrojnë “dy fytyra të një simboli të manipulimit në rrjetet sociale”.
Në reagimin e tij, Rama ka paraqitur një rast të një shtese ndërtimore pa leje në zonën e Kalasë së Durrësit, duke thënë se ajo është pjesë e ndërhyrjeve që shteti synon t’i trajtojë në kuadër të projektit për “pastrimin dhe rilindjen e zonës historike” dhe procesit të shpronësimeve.
Ai e ka shoqëruar këtë me një tjetër imazh të një protestueseje që, sipas tij, shfaqet në mbështetje të protestës së diasporës dhe thirrjeve për pjesëmarrje në tubim, ndërsa njëkohësisht e lidh atë me rastin e ndërtimit pa leje, duke ngritur pretendime për mospërputhje mes qëndrimeve publike dhe veprimeve personale.
Në reagimin e tij, Rama ka akuzuar rrjetet sociale për “manipulim të realitetit”, duke pretenduar se figura të caktuara shndërrohen në simbole publike pavarësisht, sipas tij, historikut të tyre individual dhe çështjeve të mëparshme ligjore.
Ai ka shtuar gjithashtu se raste të tilla, sipas tij, përdoren për të ndërtuar narrativa politike dhe emocionale në rrjet, ndërsa ka përmendur edhe përkatësi politike të individëve të përfshirë, duke e lidhur rastin me kontekste më të gjera të debatit politik në vend.
Postimi i plotë i Ramës:
DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË🤡
Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.
Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak🤡
Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:
Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë🤡
Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën🤡🦩
*Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave🤡
