zoom

Aktualitet

Alarm në Gramsh, zhduket 13-vjeçarja. Prej dy javësh asnjë gjurmë e saj

Alarm në Gramsh, zhduket 13-vjeçarja. Prej dy javësh asnjë gjurmë e saj

Një 13-vjeçare është zhdukur në Gramsh, duke vënë në alarm familjarët dhe autoritetet, ndërsa prej më shumë se dy javësh nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Bëhet fjalë për të miturën Amelja Mesiti, e cila sipas familjarëve është larguar nga banesa më 2 qershor rreth orës 10:00 të paradites dhe që prej atij momenti nuk është kthyer më dhe nuk ka pasur asnjë kontakt.

Pas konstatimit të mungesës, familja ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Gramsh, ndërsa deri tani nuk raportohet për zhvillime konkrete në lidhje me lokalizimin e saj.

Në kushte ankthi dhe pasigurie, familjarët kanë bërë apel publik për ndihmë, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe institucioneve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e 13-vjeçares dhe rikthimin e saj pranë familjes.