zoom

Aktualitet

Hodhi vrer ndaj protestueses, Rama masakrohet me komente: Po kërcënon diasporën? Me leje ke bërë veç hajdutët

Hodhi vrer ndaj protestueses, Rama masakrohet me komente: Po kërcënon diasporën? Me leje ke bërë veç hajdutët

Kryeministri Edi Rama është përballur me një valë reagimesh kritike pasi publikoi një status ku sulmoi dhe linçoi një protestuese, e cila sipas tij është autore e një shtese pa leje brenda Kalasë së Durrësit.

Por tentativa e Ramës për ta paraqitur protestuesen si simbol të shkeljes së ligjit duket se është kthyer kundër tij, pasi qindra komentues kanë shpërthyer me akuza ndaj qeverisë dhe institucioneve që, sipas tyre, kanë lejuar për vite me radhë ndërtime pa leje.

“Lind pyetja: kush e ka lënë ta ndërtojë?”, shkruan një komentues.

Një tjetër i kujton kryeministrit se nëse objekti ekziston, ai nuk mund të jetë ngritur pa miratimin ose dijeninë e institucioneve shtetërore.

“Edhe nëse është e vërtetë, lejen ia ka dhënë Vangjushi ose Sakoja. Edhe nëse i ka marrë letrat, ia ka dhënë Kadastra juaj. Kështu që mjaft të lutem me këtë propagandë”, shprehet qytetari.

“Të erdhi fundi, sheh vetëm shtesat e nuk sheh resortet e tua të dashura që kanë mbuluar kodrën e Currilave”, shkruan një komentuese.

Ndërsa të tjerë e akuzojnë Ramën për standarde të dyfishta: “Ca do të thuash, po kërcënon diasporën për shtesat pa leje? Gjithë Shqipëria është pa leje, me leje ke bërë veç hajdutët.”

Një tjetër komentues, ironizon duke shkruar: “Juve ju bëjnë përshtypje një kat pa leje, ndërsa me këto ligjet strategjike po shkatërroni gjithë Shqipërinë.”

“Ti sheh negativet e dy fotografive që nuk dihet në janë të vërteta apo jo, ndërsa nuk reagon për atë që po ndodh poshtë dritares së zyrës tënde”, shkruan një qytetar.

Nderkohë tentativa e kryeministrit për të goditur një prej protestueseve u prit me kundërshti të fortë nga komentuesit, të cilët kanë kthyer vëmendjen te përgjegjësia e institucioneve shtetërore për fenomenin e ndërtimeve pa leje dhe zhvillimin urban në vend./Zoom.al

Postime të lidhura