Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një i ri 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar gjatë punës në një kompani që merret me riciklimin e mbetjeve.
Sipas informacioneve të policisë, specialistët e Komisariatit të Fierit kanë vënë në pranga administratorin e firmës, një 38-vjeçar me inicialet N.H., i cili akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, punësim të paligjshëm dhe fshehje të të ardhurave.
Hetimet paraprake kanë zbuluar se gjatë procesit të punës punonjësi D.R., 21 vjeç, ka pësuar dëmtime të rënda, duke humbur një gjymtyrë. Pavarësisht plagëve të marra, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.
Pas ngjarjes, policia ka nisur verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë./ Zoom.al