zoom

Aktualitet

Vdes punëtori në Tiranë, u përplas nga betonierja në vendin e punës

Vdes punëtori në Tiranë, u përplas nga betonierja në vendin e punës

Një punonjës humbi jetën në vendin e punës këtë të mërkurë në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, një 36-vjeçar, drejtues i një betoniereje, dyshohet se ka aksidentuar për vdekje punëtorin 58 vjeç, gjatë kryerjes së punimeve në një subjekt privat në kryeqytet.

58-vjeçari mori plagë të rënda në trup dhe nuk mbijetoi dot.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar në flagrancë, ndërsa vijojnë veprimet procedurale ndaj tij./ Zoom.al

Postime të lidhura