Aplikacion
Një aksident në punë është regjistruar këtë të martë në zonën e Saukut të Ri në Tiranë, ku një punëtor 31-vjeçar ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim.
Sipas policisë, i riu, me inicialet A. E., po punonte në fasadat e ndërtesës kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në lidhje me ngjarjen, janë proceduar penalisht dy inxhinierë të firmës së ndërtimit, të moshave 22 dhe 24 vjeç, ndërsa administratores së subjektit, shtetases E. K., 55 vjeçe, po i merret dëshmia.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë./ Zoom.al