Aplikacion
Dy ngjarje të rënda janë shënuar në Tiranë gjatë orëve të fundit, ku dy punëtorë ndërtimi u rrëzuan nga lartësia dhe përfunduan në spital.
Mjekët bëjnë me dije se të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Në rastin e parë, punëtori Q. B., 43 vjeç, u aksidentua në një objekt ndërtimi dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka vënë nën hetim administratorin e firmës, A. Ç., 46 vjeç.
Në ngjarjen tjetër, përgjegjësi i sigurisë në punë, E. M., 33 vjeç, është proceduar penalisht, pasi punëtori B. H., 46 vjeç u lëndua gjatë kryerjes së detyrës./ Zoom.al





