Aplikacion
Një 42-vjeçar humbi jetën tragjikisht në fshatin Paulesh të Elbasanit.
Ai ra nga lartësia gjatë punës në kantier, duke marrë plagë të rënda në trup dhe duke humbur jetën në vend.
Pas hetimeve të para, policia arrestoi në flagrancë drejtuesin teknik të punimeve, E. H., 64 vjeç, nën akuzën për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk kishte respektuar standardet e sigurisë në kantier./ Zoom.al



