Aplikacion
Një burrë rreth 55 vjeç, mësues i gjuhës angleze, rrezikoi jetën në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Sipas informacionit paraprak, ai ndodhej në apartament me bashkëshorten kur, për shkaqe ende të paqarta, ra nga kati i gjashtë i pallatit, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës.
Në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikëse, të cilat arritën ta shpëtonin. Po ashtu, forca të shumta policore siguruan perimetrin dhe nisën procedurat hetimore për rastin.
I lënduari u transportua menjëherë me urgjencë në Urgjencën Kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Fierit, ku po merr trajtim mjekësor.
Mësuesi është baba i dy djemve që jetojnë në Tiranë./ Zoom.al