zoom

Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër/ Punëtori bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën

E rëndë në Gjirokastër/ Punëtori bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një punonjës i shërbimeve publike, Dritan Kopeci, ka rënë nga katër kati i një godine private gjatë punës për pastrimin e objektit. Si pasojë, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, Kopeci po punonte së bashku me kolegët kur, për arsye ende të panjohura, humbi ekuilibrin dhe ra nga lartësia e ndërtesës.

Menjëherë pas ngjarjes, punëtori u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim të specializuar.

Autoritetet raportojnë se tetë punonjës janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë për t’u marrë në pyetje dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura