Aplikacion
Një punonjës i një kompanie celulare është gjetur i shtrirë pranë antenave në fshatin Krrabë në Fushë-Arrëz
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka telefonuar një qytetar, i cili ka sinjalizuar për praninë e një personi të shtrirë në zonën e njohur si Mida.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, së bashku me ekipet e emergjencës civile dhe ato shëndetësore, të cilat kanë konstatuar se bëhej fjalë për shtetasin Lumturi Kamberi, rreth 50 vjeç.
Nga të dhënat e para dyshohet se ai kishte shkuar në këtë zonë për të riparuar një defekt në antenat e kompanisë ku ishte i punësuar, ndërsa më pas është gjetur në gjendje të rënduar shëndetësore.
Për shkak të situatës, 50-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar./ Zoom.al