Aplikacion
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Modena, ku një punëtor shqiptar humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës në një kantier ndërtimi.
Viktima është 52-vjeçari Murat Tafçiu, i cili dyshohet se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme ndërsa punonte mbi një skelë në zonën historike të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit. Shërbimet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe tentuan t’i japin ndihmën e parë, por plagët e marra rezultuan fatale për 52-vjeçarin.
Autoritetet vendase kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes, duke verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë. Ndërkohë, kompania ndërtuese ku ishte i punësuar Tafçiu ka deklaruar se po bashkëpunon me institucionet për zbardhjen e plotë të rastit.
Murat Tafçiu jetonte në Cavezzo dhe ishte baba i katër fëmijëve./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit