zoom

Aktualitet

Itali/ 53-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes nga treni

Itali/ 53-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes nga treni

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas nga një tren.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në stacionin hekurudhor të Ankonës, përgjatë linjës që lidh Pescara me Milano. Viktima, një 53-vjeçar shqiptar që jetonte në Merano, nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme. Një dëshmitar ka deklaruar se 53-vjeçari është hedhur në shina në momentin kur një tren i shpejtësisë së lartë “Frecciarossa” po afrohej.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë përjashtuar ende as pista të tjera, si një aksident i mundshëm apo probleme shëndetësore që mund të kenë ndikuar në ngjarje. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat./ Zoom.al

Postime të lidhura