Aplikacion
Një automjet me targa të Kosovës doli nga rruga pasditen e sotme në aksin Morinë-Kukës, duke u përplasur me murin mbajtës të autostradës dhe duke rënë rreth 60 metra poshtë në anë të rrugës.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime serioze. Në automjet ndodhej vetëm shoferi, Besart Çeçelia, 48 vjeç.
Pas aksidentit, ai ka treguar se ishte duke udhëtuar nga Kosova drejt Shkodrës, ku punon si trajner i një ekipi futbolli. Sipas tij, lodhja dhe mungesa e gjumit ishin shkak i humbjes së kontrollit të mjetit.
“Jam nga Vushtria. Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë në Shkodër në stërvitje. Kam lindur për së dyti”, tha ai pas aksidentit./ Zoom.al


