Aplikacion
Një person humbi jetën këtë të hënë në fshatin Vishocicë të Devollit.
Sipas policisë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën.
Shoferi u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ Zoom.al



