zoom

Aktualitet

PAMJET/ Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja

PAMJET/ Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në qarkun e Fierit, në aksin rrugor Levan–Tepelenë, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 39-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 07:20, automjeti tip “Kia”, i drejtuar nga shtetasja me iniciale N.A., është përplasur me një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi P.M. Përplasja ka qenë e fortë dhe për shkak të plagëve të marra drejtuesja e mjetit “Kia” ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, si dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin “Benz”, shtetasi me iniciale S.R. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik./ Zoom.al

Postime të lidhura