Aplikacion
Identifikohet 39-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në aksin Levan-Tepelenë.
Nertila Abazaj, e cila po drejtonte një automjet tip “Kia”, u përplas me një furgon dhe për shlal të plagëve të rënda, ndërroi jetë në vendngjarje.
Sipas informacioneve nga policia, 39-vjeçarja po dilte nga rruga e fshatit Varibop për t’u futur në autostradën Levan–Tepelenë.
Në momentin e hyrjes në aksin kryesor, makina e saj është përplasur me një furgon që po lëvizte në këtë segment rrugor.
Shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në furgon janë transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al
