zoom

Të gjitha

Aksident me vdekje në aksin Milot-Fushë Krujë

Aksident me vdekje në aksin Milot-Fushë Krujë

Një ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Mbikalimit të Patokut, në superstradën Milot–Fushë Krujë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Sipas të dhënave paraprake, ai po lëvizte me mjetin e tij në kushte të rrezikshme, dyshohet në sens të kundërt të qarkullimit.

Në këto rrethana, motoçikleta është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë (trailer), i cili po udhëtonte në drejtim të Lezhës.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motoçikletës, i cili ka ndërruar jetë në vend, pavarësisht reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente./ Zoom.al

Postime të lidhura