Aplikacion
Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës.
Një fëmijë ka rënë nga lartësia nga banesa e tij, e cila ndodhet në Lungomare. Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe pritet një komunikatë e policisë për të mësuar më tepër se si paraqitet gjendja e tij.
Ndërkohë, pranë Shkollës së Muzikës në Vlorë, një grua është hedhur nga ballkoni i një banese, ku dyshohet se ka gjetur vdekjen në vend. Zoom.al/


