Aplikacion
Një aksident tragjik në punë i ka marrë jetën një 46-vjeçari shqiptar në Greqi. Ngjarja ndodhi të dielën në një kantier ku po kryheshin punime për rrjetin e ujërave të zeza në zonën e Janinës.
Sipas mediave greke, shqiptari, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në një gropë të hapur për gërmime kur një masiv dheu u shemb papritur, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës dhe ambulanca. Mjekët tentuan ta rikthenin në jetë përmes ndërhyrjes së shpejtë, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.
Pas ngjarjes, autoritetet greke kanë arrestuar përgjegjësin e kantierit, ndërsa është hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore./ Zoom.al