Aplikacion
Është arrestuar autori për vrasjen e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Loutraki.
Sipas raportimeve, i arrestuari është gjithashtu 17 vjeç, shtetas grek. Ai u shoqërua fillimisht në komisariat dhe gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes, si edhe plagosjen e një 19-vjeçari, shok i viktimës. Sipas dëshmisë së tij, shkak ka qenë një konflikt banal mes të rinjve.
Në pranga është vënë edhe nëna e të miturit, ndaj së cilës rëndojnë akuzat për lënie pa kujdes të të miturit dhe tentativë për fshehje provash, pasi dyshohet se ka tentuar të devijojë hetimet duke fajësuar të plagosurin 19-vjeçar.
Të dy do të dalin para gjykatës paraditen e së shtunës për caktimin e masës së sigurisë. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./ Zoom.al