zoom

Aktualitet

Ekzekutohet me armë gjahu shqiptari në Greqi

Ekzekutohet me armë gjahu shqiptari në Greqi

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Burnias, në Greqi.

Sipas informacioneve paraprake, shqiptari dyshohet se është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt. Ai punonte në një stallë bagëtish, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim pronarin e fermës, një shtetas grek, i cili nuk është gjetur në banesë pas ngjarjes.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personit të dyshuar./ Zoom.al

Postime të lidhura