Aplikacion
Një ngjarje e rëndë rrugore në Rumani u mori jetën shtatë personave, ndërsa mes viktimave ndodhet edhe një shtetas shqiptar.
Autoritetet rumune kanë identifikuar zyrtarisht të riun si Vasil Pilo, ndërsa informacioni është përcjellë edhe tek institucionet përkatëse greke.

I riu jetonte prej vitesh në Greqi, në zonën e Alexandrias në Imathia, së bashku me familjen e tij. Të afërm dhe miq të tij tregojnë se ai ishte një ndjekës i zjarrtë i skuadrës së futbollit PAOK dhe merrte pjesë rregullisht në ndeshje. Udhëtimi gjatë të cilit ndodhi aksidenti lidhej pikërisht me këtë pasion sportiv.

Në të njëjtën ngjarje u përfshi edhe një tjetër shtetas shqiptar, Genci Sadiku, i cili ka mundur të kontaktojë shkurt me familjarët, duke u bërë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al