Aplikacion
Ministria për Evropën dhe Punët të Jashtme ka bërë me dije se mes tifozëve të skuadrës greke PAOK që u përfshin në një aksident në Rumani, ishin edhe dy shtetas shqiptarë.
MEPJ konfirmon se qytetari Vasile Palo ka humbur jetën si pasojë e ngjarjes së ndodhur.
Pasagjeri tjetër, Grnci Sadiki ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.
Sipas autoriteteve rumune, fugoni ku udhëtonin tifozët tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas fillimisht me të, përpara se të kalonte në kahun e kundërt të rrugës dhe të përplasej ballë për ballë me një tjetër kamion. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.
Nga përplasja e fortë, gjashtë persona humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit.
Tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan fillimisht në spitalin e Lugojit, ndërsa më pas u transferuan drejt Spitalit Universitar të Timisoarës. Autoritetet bënë të ditur se helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Zoom.al/