Aplikacion
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin Timis të Rumanisë, ku kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona dhe tre të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi kur një furgon me tifozë grekë të ekipit PAOK u përplas me një kamion, ndërsa po udhëtonin drejt Francës për ndeshjen në Lion.
Sipas raportimeve të mediave rumune, furgoni transportonte gjithsej 10 persona. Shoferi, duke tentuar të parakalonte një automjet tjetër, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas fillimisht me një kamion që po vinte nga e njëjta drejtim, për të goditur më pas një tjetër kamion në korsinë kundër. Si pasojë, gjashtë pasagjerë humbën jetën menjëherë, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për trajtim./ Zoom.al