Aplikacion
Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota, thuhet se ka ndërruar jetë në një aksident me makinë.
Mediat lokale raportojnë se sulmuesi portugez, 28 vjeç, u përfshi në aksidentin në Zamora të Spanjës.
Lojtari i Liverpoolit po udhëtonte me vëllanë e tij André, një futbollist profesionist 26-vjeçar nga Penafiel, kur makina doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët.
Diogo Jota u martua me të fejuarën e tij, Rute Cardoso , vetëm 10 ditë më parë. Dasma u zhvillua më 22 qershor dhe çifti pozuan së bashku me tre fëmijët e tyre: Denis (2021), Duarte (2023) dhe një vajzë të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.