Aplikacion
Liverpooli është thellësisht i tronditur nga humbja e Diogo Jotës dhe reagimi i klubit ndaj vdekjes së tij ka shkuar përtej zisë .
Kjo përfshin udhëtimin e disa anëtarëve të ekipit, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit në Gondomar për homazhe, si dhe vendimin për t’i paguar familjes së lojtarit dy vitet e mbetura të kontratës së tij – raporton gazeta “Record”, një shumë prej 14.000.000 euro
Të enjten, në një deklaratë zyrtare, klubi anglez shprehu dëshirën e tyre për të “përjetësuar” fanellën me numër 20, në nder të kontributit të Jotës në fitimin e Premier League këtë vit – titullin e 20-të kampion në historinë e “Reds”.
Për më tepër, tifozët e klubit legjendar kanë kërkuar në rrjetet sociale që fanella me numër 20, të cilën ai e veshi gjatë pesë sezoneve me Liverpoolin, ku fitoi katër trofe, të tërhiqet përgjithmonë.