Aplikacion
Bota e futbollit është tronditur nga një ngjarje tragjike këtë të enjte: Diogo Jota, sulmuesi i përfaqësueses portugeze dhe i klubit anglez Liverpool, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas raportimeve nga BBC Sport, Jota kishte kryer së fundmi një ndërhyrje të vogël kirurgjikale dhe, për shkak të këshillave mjekësore për të shmangur fluturimet, kishte zgjedhur të udhëtonte me makinë drejt Santanderit për të kapur një traget drejt Anglisë. Ai po kthehej në Liverpool për t’iu bashkuar stërvitjes parasezonale të planifikuar të hënën.
Aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën malore të Sanabria-s. Automjeti në të cilin udhëtonte Jota, së bashku me vëllain e tij André, gjithashtu futbollist profesionist, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë. Të dy vëllezërit nuk arritën të mbijetonin, ndërsa zjarri përfshiu edhe zonën përreth./ Zoom.al