Aplikacion
Nuk ka qetësi te Real Madrid, pavarësisht fitores ndaj Rayo Vallecano. Shkak është bërë dëmtimi i Jude Bellingham.
Mesfushori anglez u detyrua të linte fushën që në minutën e 10-të të ndeshjes pasi ndjeu një shqetësim të fortë në këmbën e majtë.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera nga klubi, është konfirmuar se Bellingham ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë. Ky dëmtim pritet ta mbajë lojtarin jashtë fushave të blerta për rreth një muaj.
Si pasojë, ai do të humbasë sfidat tejet të rëndësishme kundër Benficës në fazën play-off të Champions League. Klubi njoftoi se po pret ecurinë e rikuperimit të tij për të përcaktuar me saktësi datën e rikthimit.