zoom

Lajme

Aventurë e re për Asllanin, mesfushori kuqezi largohet nga Inter

Aventurë e re për Asllanin, mesfushori kuqezi largohet nga Inter

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, pritet të nisë një aventurë të re jashtë futbollit italian. Lojtari ka gjetur akordin për t’u transferuar te Besiktas, ndërsa klubi turk ka arritur një marrëveshje verbale me Interin për formulën e lëvizjes.

Sipas raportimeve, transferimi do të realizohet në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Detajet përfundimtare të kontratës janë duke u diskutuar, ndërsa nëse nuk ka pengesa të minutës së fundit, Asllani pritet të udhëtojë drejt Turqisë për të kryer procedurat dhe për t’iu bashkuar skuadrës së re.

Kjo lëvizje shënon herën e parë që 22-vjeçari largohet nga futbolli italian për të provuar veten në një kampionat tjetër, me Besiktasin që ka qenë klubi i vetëm jashtë Italisë që ka marrë miratimin e tij për transferimin./ Zoom.al

Postime të lidhura