zoom

Lajme

Napoli merr vendimin për Rrahmanin, mbetet vetëm firma

Napoli merr vendimin për Rrahmanin, mbetet vetëm firma

Pas mbylljes së merkatos dhe respektimit të balancës financiare, Napoli ka rikthyer vëmendjen te kampionati dhe rinovimet e kontratave.

Klubi po punon për zgjatjen e marrëveshjeve me disa prej titullarëve, mes tyre McTominay, Anguissa dhe Lobotka.

Ndërkohë, situata më e favorizuar lidhet me Amir Rrahmanin. Mbrojtësi i Kosovës konsiderohet një pikë fikse në repartin difensiv dhe një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës.

Prej kohësh, drejtuesit e Napolit kanë gjetur një akord me përfaqësuesit e tij. Marrëveshja parashikon zgjatjen e kontratës deri në vitin 2029.

Aktualisht pritet vetëm hedhja e firmave për ta bërë zyrtar rinovimin. Rinovimi i Rrahmanit shihet si prioritet në strategjinë e klubit për vazhdimësinë e skuadrës.

Postime të lidhura