Aplikacion
Këngëtari G Bani ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka hapur një GoFundMe për të mbledhur fonde për realizimin e këngës së tij më të re, të titulluar “Assasin”.
Përmes një mesazhi drejtuar publikut, ai shprehet se rryma e hip-hopit ndodhet në një nga periudhat më të vështira, pasi artistët nuk gjejnë mbështetje nga organizatorët, mediat e mëdha apo shteti.
Ai thekson gjithashtu se pas tre dekadash karrierë, kësaj radhe i nevojitet ndihma e publikut për të sjellë këngën e tij më të re.
Kënga “Assasin” është projekti i tretë radhazi me karakter protestues, pas këngëve “In Extrems” dhe “Diktatori”.
Qëllimi i kësaj fushate është mbledhja e shumës prej £2,000.Këto fonde do të përdoren për blerjen e instrumentales, regjistrimin e këngës, miksimin, masterizimin, si dhe realizimin e videoklipit.
Përplasje e fortë mes UEFA-s dhe FIFA-s, europianët sulmojnë planin e ri të Infantinos