zoom

Lajme

Surprizë në merkato! Rey Manaj drejt Kinës, ja sa do të përfitojë

Surprizë në merkato! Rey Manaj drejt Kinës, ja sa do të përfitojë

Një lëvizje e papritur po merr formë në merkaton e janarit për Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi Rey Manaj pritet të largohet nga kampionati saudit dhe të nisë një aventurë të re në Kinë.

Futbollisti kuqezi duket se ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar ndeshjen e tij të fundit me skuadrën aktuale, në përballjen kundër Al Bataeh, ku tentoi të kontribuojë për ekipin, por pa sukses. Goli që shënoi për barazimin e përkohshëm 1-1 u anulua për pozicion jashtë loje.

Sipas informacioneve, Rey Manaj ka arritur një marrëveshje dyvjeçare me klubin kinez Zhejiang Professional FC. Kontrata parashikon që sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të përfitojë rreth 4 milionë euro gjatë periudhës së bashkëpunimit.

Aktualisht pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit, i cili mësohet se do të bëhet publik në ditët në vijim./ Zoom.al

Postime të lidhura