Aplikacion
Armand Duka do të garojë si kandidati i vetëm për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) në zgjedhjet që do të zhvillohen më 16 shkurt, gjatë Asamblesë Zgjedhore.
Përveç presidencës, do të zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ku janë shpallur gjithsej 13 kandidatura për 10 pozicione. Kandidatët për anëtarë të KE-së, të renditur alfabetikisht, janë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.
Zyrtarizimi i këtyre kandidatëve erdhi pas përfundimit të afatit të aplikimit dhe verifikimit nga Komisioni i Verifikimit të Kandidaturave, i cili ka për detyrë të sigurojë integritetin dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor, sipas Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.
Po ashtu, komisioni konfirmoi edhe listën e delegatëve që do të marrin pjesë në Asamblenë Zgjedhore. Ky event do të zhvillohet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Gjatë kësaj asambleje, do të zgjidhen presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mandatin e ardhshëm katërvjeçar./ Zoom.al