zoom

Lajme

Ndeshja Shqipëri-Serbi, thellohet skandali/ FSHF zemërgjerë edhe me bukuroshet e ekranit, modelja: Mora Mand Dukën në telefon e më dha biletë!

Ndeshja Shqipëri-Serbi, thellohet skandali/ FSHF zemërgjerë edhe me bukuroshet e ekranit, modelja: Mora Mand Dukën në telefon e më dha biletë!

Skandali i biletave të ndeshjes Shqipëri-Serbi vazhdon të thellohet edhe pas përfundimit të sfidës.

Fillimisht, Federata Shqiptare e Futbollit la jashtë tifogrupin “Tifozat Kuqezi”, duke u justifikuar me faktin se biletat do të shpërndaheshin me shorte, për ta patur mundësinë çdo kush që të merrte që nxiti kritika nga vetë tifozët.

Më pas, një video e Taulant Ballës që futej në stadium pa biletë dhe pa kontrolle nervozoi akoma më shumq qytetarët dhe tifozët.

Por përveç njerëzve të politikës, kreu i FSHF-së Armando Duka, është treguar zemërgjerë edhe me vajzat e bukura të ekranit.   

Këtë gjë e ka nxjerrë zbuluar vetë një prej protagonisteve, ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Juliana (Xhuli) Nura, e cila teksa u pyet mbrëmjen e djeshme në një emision në Kosovë, ajo nuk nguroi që të jepte një përgjigje të sinqertë se biletën ia kishte dhënë Armando Duka pas një telefonate.

BISEDA

Bylbyl Sokoli: Si e keni siguru biletën?

Xhuli Nura: Nuk e di a mundem me e thon publikisht, por Armando Dukës i bona një telefonatë i thash një biletë të lutem

Bylbyl Sokoli: Sepse dihet publikisht, mënyra se si janë ble biletat, kanë qenë më short

Xhuli Nura: Unë nuk e kam marrë me short, por kontaktet e mia që i kam në Shqipëri.

Bylbyl Sokoli: Edhe Gëzimin pyeteni a ka mundur të sigurojë biletë apo s’ka mundur

Gëzimi nga tifogrupi “Tifazat Kuqezi”: Jo Gëzimi s’ka ça me fol, edhe vetë e tha që i ka telefon Armando Dukës dhe e ka marrë, tash pa dash me të nënçmu as ty as një shqiptar, prej A deri në ZH. Është shumë zhgënjyese edhe për mua edhe për ata tifozë që janë si unë edhe tifogrupi jonë që 21 vjet shkojmë dhe e përkrahim kombëtaren edhe dënohemi edhe jemi jashtë, edhe ti me një telefon e siguron biletën. Është shumë e rëndë dhe shumë e keqe, më mirë mos e kisha dëgjuar.

Xhuli Nura: Unë nuk jam nga ata që gënjejnë si disa, jo me online, jo me email. Është gjynah që Plisat dhe Kuqezinjtë nuk kanë qenë aty./ Zoom.al

Postime të lidhura