zoom

Lajme

Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Ja stadiumi ku do të luhet ndeshja

Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Ja stadiumi ku do të luhet ndeshja

Sfida e shumëpritur Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të luhet në Beograd.

Fillimisht ishte përfolur që kjo përballje të zhvendosej në Leskovac, për arsye sigurie dhe për të shmangur tensionet e derbit ballkanas, por në fund është marrë vendimi për të luajtur në kryeqytetin serb.

Federata e Futbollit të Serbisë konfirmoi përmes rrjeteve sociale se ndeshja me Shqipërinë do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd. Po në këtë stadium do të luhet edhe përballja me Anglinë më 9 shtator. Sa i takon ndeshjes së fundit të grupit kundër Letonisë, ajo do të zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Dubočica” në Leskovac.

Federata serbe sqaroi se vendimi u mor pas analizave të detajuara, ku përveç aspektit sportiv, u vlerësuan edhe çështjet organizative dhe të sigurisë në bashkëpunim me UEFA-n. Si stadiumi më i madh në vend, “Rajko Mitić” konsiderohet si impianti më i përshtatshëm për ndeshjet e këtij niveli.

Në deklaratën zyrtare, Federata i bën thirrje tifozëve për mbështetje masive:


“Ju ftojmë të mbushni tribunat e stadiumit tonë më të madh dhe të ndihmoni ekipin në ndeshjet vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.”/ Zoom.al

Postime të lidhura