zoom

Lajme

Sylvinho flet për përmirësim të Kombëtares, Artan Hoxha ironizon: Vetëm biletat janë rritur!

Sylvinho flet për përmirësim të Kombëtares, Artan Hoxha ironizon: Vetëm biletat janë rritur!

Pas barazimit 1-1 të Shqipërisë ndaj Letonisë dhe penalltisë së humbur në ndeshjen kundër Serbisë, trajneri Sylvinho deklaroi se ekipi është në progres. Por jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim.

Gazetari Artan Hoxha reagoi me ironi në një postim në Facebook, duke u shprehur se e vetmja gjë që ka pësuar rritje kohët e fundit është çmimi i biletave për ndeshjet e Kombëtares. Sipas tij, kjo rritje është e pajustifikuar për një popullsi që ndodhet mes më të varfërve në Europë.

“E vetmja gjë që ka shkuar në stratosferë është çmimi i biletave për tifozët shqiptarë, duke u shfrytëzuar pasioni për Kombëtaren,” shkruan Hoxha, duke kundërshtuar pretendimin e Sylvinhos se skuadra është në rritje.

Në reagime të tjera, ish-sulmues të Kombëtares dhe analistë sportivë kanë vënë në dyshim formën aktuale të ekipit, duke thënë se pas kualifikimit në Euro 2024, niveli i lojës ka rënë ndjeshëm dhe barazimi me Letoninë ishte pa ngarkesë emocionale apo cilësi.

Postime të lidhura