zoom

Lajme

Sylvinho flet para ndeshjeve me Gjibraltarin dhe Letoninë: Duhet të bëjmë maksimumin

Sylvinho flet para ndeshjeve me Gjibraltarin dhe Letoninë: Duhet të bëjmë maksimumin

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë më 4 shtator ndaj Gjibraltarit në një miqësore që do të zhvillohet në Europa Point Stadium.

Pesë ditë më pas kuqezinjtë presin Letoninë në “Air Albania”, në një duel të rëndësishëm për Kualifikueset e Botërorit 2026.

Trajneri Sylvinho e konsideroi përballjen me Letoninë si një nga më të vështirat.

“Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Luajmë me Letoninë në Tiranë. Një kundërshtar i vështirë, skuadër fizike dhe shumë e organizuar. U konstatua që kemi vuajtur në ndeshjen ndaj Letonisë në mbrojtje. Unë mendoj se kemi vuajtur si skuadër. Kur ke lojtarë që të mungojnë, është më e vështirë. Unë kam punuar me Brazilin dhe ka qenë e vështirë dhe për Brazilin. Na ka ndodhur edhe ne më përpara. Duhet të përgatitesh dhe të kalojmë te lista e dytë e Kombëtares. Duhet të bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi dhe ne besojmë tek ata”, tha ai.

Braziliani u ndal edhe te çështja e Adrian Bajramit, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën.

“Dy ditë pas shpalljes së listës na njoftuan për vendimin e tij. Fola gjatë me të, por këto gjëra ndodhin shpesh edhe në kombëtaret më të mëdha”, tha trajneri.

Miqësorja ndaj Gjibraltarit do të shërbejë si provë gjenerale përpara ndeshjes vendimtare me Letoninë./ Zoom.al

Postime të lidhura