zoom

Lajme

Ndeshja me Letoninë/ Ja sa tifozë do të mbështesin Kombëtaren në stadium

Ndeshja me Letoninë/ Ja sa tifozë do të mbështesin Kombëtaren në stadium

Shqipëria do të luajë sonte sfidën e radhës përballë Letonisë, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Sfida luhet në transfertë, në Letoni, por distanca nuk ka penguar rreth 1 mijë tifozë kuqezi të jenë të pranishëm në stadium në mbështetje të Kombëtares.

Kjo ndeshje vjen pas asaj të luajtur në Tiranë përballë Serbisë, nga ku Shqipëria siguroi vetëm një pikë për shkak të barazimit pa gola.

Arlind Ajeti dhe Gjimshiti do të mungojnë në fushë për shkak të dëmtimeve në moment të fundit, çka ka detyruar Sylvinhon të rishikojë formacionin./ Zoom.al

Postime të lidhura