zoom

Lajme

Sylvinho lë jashtë listës katër lojtarë, do ta ndjekin sfidën nga tribuna

Sylvinho lë jashtë listës katër lojtarë, do ta ndjekin sfidën nga tribuna

Katër lojtarë të Kombëtares shqiptare nuk do të jenë pjesë e grupit të ndeshjes për sfidën ndaj Serbisë që luhet sot në “Arenën Kombëtare”.

Bëhet fjalë për Mario Dajsinanin, Medon Berishën, Adrian Bajramin dhe Adrion Pajazitin, të cilët do ta ndjekin takimin nga tribuna.

Trajneri Sylvinho është detyruar të përjashtojë përkohësisht katër emra nga lista, për shkak të rregullores së UEFA-s që lejon vetëm 23 futbollistë të aktivizohen në një ndeshje zyrtare.

Në total, tekniku brazilian ka grumbulluar 27 lojtarë për dy përballjet e qershorit: sot ndaj Serbisë dhe më 10 qershor në transfertë kundër Letonisë.

Vendimi për lënien jashtë të këtyre lojtarëve është pjesë e menaxhimit taktik dhe logjistik të skuadrës, ndërsa ata mbeten në grup dhe në dispozicion për ndeshjen e ardhshme./ Zoom.al

Postime të lidhura