Aplikacion
Qindra tifozë kanë vërshuar në rrugët e Tiranës, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Flamujt valëviten në çdo cep të kryeqytetit, ndërsa sheshet janë mbushur nga tifozët entuziastë.

E gjithë vëmendja është tek “Arena Kombëtare”, ku do të zhvillohet ndeshja, por gjallëria është përhapur në të gjithë qytetin.
Tifozët kanë zbarkuar nga të gjitha anët, për të qenë pjesë e kësaj dite historike që tejkalon përmasat sportive.
Forcat e rendit janë vendosur në pika strategjike për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ngjarjes, ndërsa janë marrë masa të shtuara për menaxhimin e trafikut dhe fluksit të tifozëve./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit