Aplikacion
Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushën e “Arenës Kombëtare” për t’u përballur me Serbinë, në një nga ndeshjet më vendimtare të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Trajneri Sylvinho ka vendosur të eksperimentojë me formacionin, duke hedhur në fushë:
Portë: Thomas Strakosha
Mbrojtje: Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj
Mesfushë: Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Medon Shehu, Ernest Muçi (me Hoxhën si alternativë)
Sulm: Armando Broja dhe Rey Manaj
Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho vjen e motivuar pas fitores bindëse 3-0 ndaj Andorrës në muajin mars dhe kërkon të kapitalizojë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve shqiptarë.
Atmosfera në Tiranë është elektrizuese, me qytetin të veshur kuqezi dhe mijëra tifozë që kanë krijuar një energji të rrallë në rrugët dhe sheshet përreth stadiumit./ Zoom.al
