Aplikacion
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ka krijuar fluks të madh tifozësh në pikat kufitare, veçanërisht në pikën e kalimit Bllatë, Dibër.

Qindra automjete me tifozë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni janë bllokuar në kufi për shkak të radhëve të gjata dhe temperaturave të larta.

Në reagim të menjëhershëm, Policia e Shqipërisë, në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Shkup, ka organizuar shpërndarjen e ujit të pijshëm për qytetarët që presin në automjete. Po ashtu, janë ndërmarrë masa për thjeshtimin e procedurave kufitare, me qëllim përshpejtimin e hyrjes në territorin shqiptar./ Zoom.al

ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit