zoom

Lajme

FOTO-LAJM/ Tifozët kuqezi shkelin me këmbë flamurin serb

FOTO-LAJM/ Tifozët kuqezi shkelin me këmbë flamurin serb

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026 dhe tifozët kanë filluar të hyjnë në ambientet e stadiumit “Arena Kombëtare”.

Tifozët i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe paraqesin biletat për të hyrë në tribunat e stadiumit.

Policia është e pranishme në çdo segment përreth stadiumit, për të garantuar qetësinë dhe mbarëvajtjen e eventit.

Qindra tifozë të tjerë nga ana tjetër kanë mbushur rrugët e Tiranës, nën ritme të këngës popullore dhe me flamuj kuqezinj.

Ata kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në mbështetje të Kombëtares për një fitore historike, ndërsa nuk ka munguar edhe një incident.

Disa tifozë janë parë teksa kapin flamurin serb dhe e hedhin në tokë e më pas e shkelin me këmbë, një veprim që mund të shihet si provokim apo nxitje për dhunë.

Përballja me Serbinë ka një ngarkesë të veçantë emocionale dhe historike për shqiptarët, duke kujtuar sfidat e kaluara dhe tensionet ndër vite./ Zoom.al

Postime të lidhura