Aplikacion
Autobusi i ekipit kombëtar të Serbisë ka mbërritur i pari në stadiumin “Arena Kombëtare” për sfidën ndaj Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Pamjet tregojnë praninë e shtuar të forcave të policisë që shoqëronin mjetin gjatë gjithë rrugës.
Gjatë kalimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tifozë shqiptarë shoqëruan autobusin me vërshëllima dhe këngë ofenduese.
Një episod i veçuar ndodhi kur një fëmijë hodhi një shishe uji drejt autobusit. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, duke ndërhyrë për të shmangur çdo përshkallëzim të situatës./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit





