Aplikacion
45 minuta lojë nuk mjaftuan për asnjë nga ekipet kombëtare për të shënuar golin e zhbllokimit të sfidës.
Kombëtarja Shqiptare nuk e gjeti dot rrugën e golit, edhe pse tentoi disa herë të kalonte mbrojtjen e Serbisë dhe ta dërgonte topin në rrjetë.
Raste më të pakta pati Kombëtarja e Serbisë, të cilët goditën në portën kundërshtare vetëm një herë.
Pjesa e parë e lojës tregoi një dominancë të Shqipërisë në fushë, e cila u shfaq më kërkuese se ekipi kundërshtar.
Por Manaj dështoi të shënonte nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e fundit të pjesës së parë, kur u akordua penallti, duke e mbyllur këtë pjesë me barazimin 0-0./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit