zoom

Aktualitet

(VIDEO) Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Momenti kur Taulant Balla hyn në stadium pa biletë

(VIDEO) Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Momenti kur Taulant Balla hyn në stadium pa biletë

Të shtunën Shqipëria u përball me Serbinë në Arenën Kombëtare, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, që u mbyll në barazim pa gola.

Përveç tensionit patriotik, kjo ndeshje u karakterizua edhe nga debate të ndezura nga tifozët, për mungesën e prezencës së grupit Tifozët Kuqezi në stadium.

Po ashtu, në rrjet shumë tifozë të tjerë u ankuan se nuk kishin marrë dot biletë sepse janë dhënë për të tjerë që nuk i përkasin tifo-grupit.

Por paralelisht, për personazhe të ndryshëm nuk ka qenë problem ta ndiqte ndeshjen nga stadiumi, pavarësisht nëse kishte apo jo biletë.

I tillë është rasti i Taulant Ballës, i cili është kapur nga kamerat rastësore teksa futet në stadium pa pasur nevojën për kontroll apo për të treguar që është i pajisur me biletë.

View this post on Instagram

A post shared by Oligert Musta (@oligertmusta)

Postime të lidhura