zoom

Lajme

Kush ishte në stadium/ Nga Altin Dumani dhe Arben Kraja te Rike Roçi e Luana Vjollca

Kush ishte në stadium/ Nga Altin Dumani dhe Arben Kraja te Rike Roçi e Luana Vjollca

Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj fushate kualifikuese të Botërorit 2026.

Kreu i SPAK Altin Dumani, prokurori Arben Kraja dhe ish-banoret e Big Brother VIP, Rike Roçi dhe Erjola Doçi ishin në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Po ashtu, në stadium u panë edhe Luana dhe Marina Vjollca, të cilat tërhoqën vëmendjen e mediave.

Në fotot e mëposhtme shihen edhe gazetarët e njohur Andi Bushati dhe Baton Haxhiu.

Ka qenë një barazim i mbyllur me një peng të madh, pasi kuqezinjtë kishin në dorën e tyre fatin për të gjetur avantazhin në fundin e një pjesë të parë të dominuar, kur Hysaj fitoi 11-metërsh.

Por Manaj gaboi nga pika e bardhë dhe skuadrat shkuan me rrjeta të paprekura në pushimin e ndeshjes./ Zoom.al

Postime të lidhura